Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ronaldo në qendër të merkatos, Kahn qartëson situatën mbi luzitanin

Cristiano Ronaldo është aktualisht i fokusuar në Katar, aty ku me Portugalinë e tij kërkon triumfin në eventin më të madh për kombëtare, Kupën e Botës. Megjithatë, rreth “hijes” së luzitanit vërtiten shumë zëra duke qenë se 37-vjeçari pasi mbylli kontratën me Manchester United është një lojtar i lirë dhe merkato e dimrit është gjithnjë e më pranë.

Disa klube duken të interesuara për shërbimet e CR7 si Arsenali, Chelsea mbi të gjithë, ndërsa gjithnjë përmendet edhe klubi i Bayern Munich. Megjithatë, gjigandët bavarezë duket se janë tërhequr nga gara për Ronaldon, teksa CEO i gjermanëve, Oliver Kahn theksoi se nuk do të tentojnë ta transferojnë sulmuesin në janar.

“Mund të them me siguri se nuk do të bëjmë asnjë lëvizje për Cristiano Ronaldon në janar. E pranoj që një transferim të tillë e kemi menduar dhe e kemi marrë në shqyrtim. Ne e vlerësojmë shumë Ronaldon, por kemi një tjetër strategji. Kemi një ide dhe filozofi të qartë se si duam ta ndërtojmë skuadrën dhe nuk do të bisedojmë me Ronaldon”.

Ndër të tjera, Kahn foli edhe për Harry Kane, një tjetër lojtar që është lidhur ngushtë me një transferim te Bayern Munich.

“Kane është një lojtar shumë i mirë, por në treg ka edhe shumë të tjerë lojtarë të mirë. E kam parë gjithkund lajmin për një transferim të Kane, por ai është nën kontratë me Tottenham”, theksoi Kahn.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....