Serie A

Ronaldo ngjit Juven në krye, Kumbulla “skuqet” në minutat shtesë

Juventusi u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Veronën në “Allianz Stadium” dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes, me 10 pikë të grumbulluara në katër javët e para.

Maurizio Sarri kishte preferuar të bëjë disa ndryshime në formacion sot, duke hedhur nga minuta e parë Buffon, Demiral, Ramsey, Bentancour e Dybala, por vuajti jo pak ndaj veronezëve.

Në minutën e 21-të, miqtë humbën një 11-metërsh, me gjuajtjen e Di Carmines që u përplas në shtyllë dhe u rikthye në lojë, teksa më pas në tentativën e radhës nga Veloso, me një të majtë nga distanca, sfera përfundoi në trekëndëshin e portës së Buffon.

I gjendur në mënyrë të befasishme në disavantazh, Juventusi u hodh në sulm, në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti 10 minuta më vonë me anë të debutuesit Aron Ramsey, që gjuajti nga distanca dhe topi i devijuar nga një mbrojtës i Veronës, u ndal në rrjetën.

Në fillim të pjesës së dytë, arbitri akordoi një 11-metërsh për Juventusin, që u mor përsipër nga ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, që gjuajti qetësish dhe shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, duke i kaluar në avantazh.

Megjithatë për t’u vlerësuar performanca e Veronës, që nuk u step dhe vazhdoi të kërkojë golin e barazimit, të cilit i shkoi shumë pranë në fillim të ,minutave shtesë, por fillimisht Buffon dhe më pas shtylla, nuk lejuan që topi të shkojë në rrjetë.

Titullarë në këtë takim për Veronën edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, me këtë të fundit që në minutat shtesë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 futbollistë.

Brescia “zhyt në krizë” Udinesen, Corini “blindon” pankinën

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency