Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ronaldo nuk ndalet, synon të tjera rekorde!

Dikush si Crisitano Ronaldo i cili kërkon që të qëndrojë gjithmonë në majë nuk mund të gjente një skuadër më të mirë  se Juventusi që kërkon gjithmonë të fitojë dhe që për ngjyrat bardhezi është shumë i rëndësishëm. Të dy palët janë ndjekje të rekordeve. Prortugezi tashmë është ambjentuar me shtëpinë e tij të re dhe është gati për një 2019-të plot suksese kolektive, por edhe personale.

Askush tjetër përvec sulmuesit portugez nuk ka arritur dot të fitojë tre herë titullin si golashënuesi më i mirë i kampionatit në pesë ligat kryesore europiane siç janë Serie A, Premier League, Bundesliga dhe kampionati francez.

Disa prej bomberave janë ndalur tek numri 2. Ibrahimovic në Itali gjatë kohës kur luante me Interin dhe Milanin dhe në Francë. Cavani në po të njëjtat shifra dhe bashkë me të janë edhe Suarez e Dzeko.

Ndërkohë Ronaldo pasi është shpallur si golashënues me Manchester United në sezonin 2007/2008 dhe tre herë të tjera me Realin, me plot 48 gola në sezonin 2014/15, synon që të shpallet mbret duke fituar sërish trofeun individual në tre liga të ndryshme europiane. 14 gola në Itali është një numër i kënaqshëm për sulmuesin dhe sigurisht premtues për t’u shtuar.

Nëse Juventusi fiton sërish titullin kampion i teti rradhazi që duket mëse i mundshëm do ta bënte Ronaldon të parin lojtar debutues në Serinë A që fiton kampionatin dhe çmimin si golashënuesi më i mirë . Aq sa për t’i kutjuar të gjithve se ai është numri 1.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...