Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Parakalon van Dijk dhe Messin për Topin e Artë, në Itali zbulojnë fituesin

Cristiano Ronaldo po përgatitet të fitojë Topin e Artë të gjashtë në karriere. Nga Franca janë shtuar zërat që e shohin “asin” portugez në epërsi ndaj  Virgil van Dijk dhe Liuonel Messit në garën për këtë çmim individual prestigjioz, që jepet nga revista “France Football”.

Sipas “Il Messaggero”, përveç kontakteve të vazhdueshme të CR7 dhe Komitetit të Topit të Artë numër 64 më histori, sulmuesi bardhezi ka pritur një delegacion të “France Football” për një intervistë, e cila do të shpërndahet pasi të jepet çmimi. Në Torino mësohet se është organizuar një darkë me anëtarët e këtij delegacioni, në prani edhe të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

CR7 mësohet se ka parakaluar mbrojtësin e Liverpoolit, që konsiderohej favorit për këtë çmim edhe nga kompanitë e basteve, falë rekordit personal të mbi 700 golave në karrierë. Kësaj arritjeje i shtohen edhe trofetë e fituar nga sulmuesi luzitan: titulli i Serisë A dhe Superkupa e Italisë me Juvetusin dhe Nations League me Portugalinë.

Për Cristiano Ronaldo, që do të pasonte kroatin Luka Modric (emri i tij nuk është në listën e 30 të nominuarve), do të ishte Topi i Artë i gjashtë në karrierë pas triumfeve në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017. Me suksesin e radhë do të linte pas rivalin e përjetshëm, Lione Messi, që gjithashtu deri tani ka fituar 5 Topa të Artë.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...