Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo pendohet për transferimin në Arabi, përgatit rikthimin e bujshëm

Nis kampionati arab
Nis kampionati arab

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al Nassr vetëm disa muaj pas kalimit të tij në klubin saudit nga Manchester United. Ylli portugez ra dakord për të ndërprere kontratën me “djajtë e kuq” pas intervistës së tij me Piers Morgan.

38-vjeçari nisi një eksperiencë të re larg Europës me Al Nassr. Ronaldo firmosi një kontratë deri në vitin 2025 me gjigandët e Arabisë Saudite dhe do të përfitojë 175 milionë paund në vit. Megjithatë eksperienca e tij te Al Nassr duket se do të përfundoj së shpejti dhe mediat spanjolle raportojnë se Ronaldo do të rikthehet te Reali Madridit, por jo si lojtar.

Lexo edhe: 

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm t’i ofrojë pesë herë fituesit të topit të artë rolin si ambasador i klubit. Në rast se portugezi do të pranojë ofertën e numrit një të Realit të Madridit, atëherë karrierë e tij si futbollist do të merrte fund dhe sulmuesi do të niste një epokë të re në karrierën e tij.

Të njëjtat raportime bëjnë me dije se edhe familja e Ronaldos dëshiron rikthimin në Europë dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që 38-vjeçari të mbyllë para kohe eksperiencën e tij me Al Nassr.

Gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu, Ronaldo ka shënuar 451 gola në 438 paraqitje.  Ylli portugez është padiskutim legjendë e klubit, pasi me Realin e Madridit ka fituar 4 Champions League, tre kupa të botës për klube, dy tituj të La Liga dhe shumë trofe të tjetër të rëndësishëm.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...