Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ronaldo rikthehet me gol në suksesin e Man. United, Roma zhvlerëson golin e Hetemajt në Finlandë

Manchester United ia doli të triumfojë me rezultatin 3-0 ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol në “Old Trafford” dhe të blindojë pozitat në vendin e dytë në grup, teksa do të kërkojë kualifikimin direkt në fazën e 1/16-ave të Europa League, në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedad në transfertë.

“Djajtë e kuq” dominuan totalisht takimin dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Diogo Dalot në minutën e 44-t, ndërsa në pjesën e dytë ishte Rashford që dyfishoi shifrat dhe Ronaldo që vulosi fitoren.

Ylli portugez bëri paqe me trajnerin Ten Hag dhe luajti si titullar në “Old Trafford”, duke qëndruar në fushë për plot 90 minuta, e përveç golit, u pa mjaft aktiv e në formë.

Mori tre pikët edhe Roma në transfertën finlandeze ndaj HJK Helsinkit, pasi triumfoi 1-2, megjithatë vendi i dytë nuk është ende i sigurt për verdhekuqtë, që janë të dënuar të fitojnë edhe sfidën e fundit ndaj bullgarëve të Ludogorets, javën e ardhshme në “Olimpico”.

Tammy Abraham në pjesën e parë dhe një autogol në të dytën, vulosën suksesin e skuadrës së Mourinhos, ndërsa Helsinki barazoi përkohësisht me shqiptarin Përparim Hetemaj.

Në sfidat e tjera, spikat barazimi i Olimpiacos në transfertën ndaj Freiburgut, suksesi i Crvena Zvezdës ndaj Trabzonsporit me shifrat 2-1 dhe barazimi 1-1 në përballjen Ferencvaros-Monaco.

Rezultatet e mbrëmjes:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...