Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo rikthehet në Madrid dhe firmos autografe (VIDEO)

Ronaldo rikthehet në Madrid
Ronaldo rikthehet në Madrid

Fenomeni brazilian, Ronaldo është rikthyer në Madrid këtë të diel, këtë herë për të sfiduar Realin e tij si kundërshtar. Braziliani ka pronësinë e klubit të Valladolidit, që ishte edhe kundërshtari i Los Blancos këtë pasdite.

Me këtë rast, fenomeni nuk mund ta humbte mundësinë për t’u rikthyer në tribunat e “Santiago Bernabeut” stadium ku ka ngritur në peshë shumë herë publikun me golat e tij në fushën e lojës.

Lexo edhe:

Kamerat fokusuan Ronaldon para ndeshjes në tribunë, teksa një djalë i vogël përfitoi nga rasti për t’i marrë edhe një autograf, të cilin do ta ruajë gjatë mes kujtimeve të tij.

Ronaldo ka luajtur me Realin e Madridit në periudhën 2002-2007, ndërsa prej 2018-ës ka blerë 51% të aksioneve të Real Valladolid, të cilin verën e kaluar e riktheu në La Liga.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...