Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Përbindëshi” Ronaldo ringjall “Djajtë e Kuq”, Southamptoni i Brojës i bën “gjëmën” Arsenalit

Cristiano Ronaldo shpërtheu me tregolësh në fitoren 3-2 të Manchester United ndaj Norwichit të Milot Rashicës. Portugezi rezultoi heroi i “Djajve të Kuq”, që me këtë trepikësh rritin maksimalisht shanset për vendin e katërt, duke përfituar nga humbjet që pësuan Tottenhami dhe Arsenali.

Cr7 e tundi rrjetën që në minutën e shtatë, i shërbyer nga i riu Elanga, por nuk u ndal me kaq, teksa në të 32-tën realizoi të dytin personal, pas bashkëpunimit me Telles.

Në kohën shtesë të pjesës së parë miqtë ngushtuan në 2-1 me Dowell, i asistuar nga Pukki, dhe shtatë minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë Dowell i ktheu “borxhin” sulmuesit finlandez, duke e shërbyer për golin e barazimit, 2-2.

Mirëpo nuk ishte e thënë që Norwichi të merrte pikë në “Old Trafford”. Në minutën e 76-të, Cristiano Ronaldo pushtoi skenën me golin e 3-2, duke qenë vendimtar në këtë fitore shumë të rëndësishme të “Djajve të Kuq”.

Southamptoni i Armando Brojës i shkakton humbjen e radhës Arsenalit në Premier League, me “topçinjtë” që lëshojnë terren në garën për zonën Champions. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Bednarek në fundin e pjesës së parë, i shërbyer nga Elyounoussi.

Armando Broja, i aktivizuar titullar, shkaktoi panik në portën e Arsnealit që në minutën e pestë, teksa tentativa e tij për të gjetur shokët u devijua në këndore nga mbrojtja e “Topçinjve”. Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 74-tën, për t’u zëvendësuar më pas nga Shane Long. Më këtë fitore Spouthamptoni prish serinë negative të rezultateve, pasi në pesë ndeshjet e fundit në Premier kishte pësuar pesë humbje dhe kishte marrë vetëm një barazim.

Vazhdon të tregojë klasin e tij në Premier League Christian Eriksen, që asistoi Jansssonin në golin e fitores 1-2 (90+6′) të Brendtfordit në fushën e Watfordit. Në pjesën e parë për Brendtfordin kishte shënuar Norgaard, ndërsa në të 54-tën Dennis i vendasve realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...