Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Ronaldo si Klitschko”, edhe Fury kundër portugezit: Mosha nuk pyet për askënd!

Cristiano Ronaldo përfundoi në stol ndeshjen e fundit të Portugalisë në Kupën e Botës teksa se tashmë ylli luzitan nuk është më ai i dikurshmi dhe shifra në pasaportë ka nisur të bëhet faktor edhe për një si ai, që përkujdeset deri në perfeksion për fizikun. Së fundmi, në lidhje me temën “Ronaldo” është shprehur edhe kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury. Britaniku thekson se mosha nuk pyet për askënd teksa e krahason CR7 me Wladimir Klitschko, rivalin e tij të dikurshëm.

“Në sport ndonjëherë nuk ka të bëjë nëse je më i mirë se kundërshtari, mosha nis edhe kthehet në faktor. Nëse je 39-vjeçar, (mosha e Klitschkos kur u ndesh me Fury) atëherë nis edhe bie, sado që të pretendosh të kundërtën. Nëse sheh Cristiano Ronaldon, ai është 37-vjeç dhe është i shoqëruar nga doktorët më të mirë, fizioterapistët më të mirë.

Ka jetuar në mënyrën më perfekte, por edhe Ronaldo tashmë ka nisur rënien. Mosha nuk fal askënd, nuk ka rëndësi kush je, apo nëse ke pirë alkool gjatë jetës apo jo.  Në fund, mosha nuk pyet për askënd”, u shpreh ai që njihet edhe nofkën, The Gypsy King.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...