Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ronaldo si Pogba ne 2016-ën?

Njëlloj si në Europianin e fundit, atë të 2016, Juve e përjeton kompeticionin në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e yllit të saj. 5 vjet më parë drejtuesit bardhezinj mbeten në ankth përgjatë gjithë kompeticionit para se të përcaktohej e ardhmja e Paul Pogba. Arriti në finale me Francën, ku u mposht nga Portugalia e Cristiano Ronaldos. Pesë vjet më pas është pikërisht Ronaldo ai që mban të ngrirë merkaton e Juves, me mendjen në fushë dhe stafin e tij që po përpiqet ta sistemojë larg Torinos.

Situata të ndryshme, por vera e 2021 mund të ketë disa analogji me atë që u përjetua në 2016. Pogba, pas europianit të Francës e vendosi të ardhmen e tij gjatë pushimeve bashkë me agjentin Mino Raiola, mes korrikut dhe gushtit. Zgjodhi të rikthehej te Manchester United me një pagë që nuk mund ta refuzonte. Ishte transferimi më i shtrenjë i merkatos europiane deri në atë moment, një operacion prej 105 milionë eurosh, goxha i mirë për Juven që e kishte marë katër vite më parë me parametra zero.

Edhe shitja e Ronaldos do të ishte pozitive për logjikën financiare të Juventusit. Lojtari ka ende një vit kontratë, me një pagë prej 31 milionë eurosh neto, cka i kushton bilancit në total 87 milionë euro duke përfshirë dhe detyrimet fiskale. Portugezi nuk është shprehur ende për të ardhmen, por duket më i prirur për të lënë Torinon se sa në verat e kaluara. Për këtë arsye i ka dhënë mandatin agjentit Mendez për ti gjetutr një alternativë. PSG dhe Manchester United, aty ku Pogba duket se po i jep fund aventurës, mbeten hipoteza të vlefshme për të ardhmen e futbollistit, që tani për tani mbetet i përqëndruar te mbrojtja e titullit të Europianit me Portugalinë. Për vazhdimësinë e karrierës do të vendosë më pas, siç bëri Pogba në 2016-ën.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...