Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ronaldo si profesor: T’iu mësojmë fëmijëve përkujdesjen ndaj trupit, kultura dhe feja nuk kanë rëndësi

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët që më së shumti përkujdeset për trupin e tij teksa kërkon të mbajë një formë të lartë edhe pse është në moshën 36-vjeçare, ndërsa objektivi i tij është të jetë pjesë e skenave të rëndësishme europiane deri në moshën 40-vjeçare. Së fundmi, ylli i Manchester United është vënë edhe në rolin e “profesorit” teksa këshillon fëmijët të kenë kulturën e përkujdesjes ndaj trupit të tyre.

“Siç e dini unë kam katër fëmijë dhe pres edhe dy të tjerë, shëndeti është gjëja më e rëndësishme ndërsa duhet të përkujdesemi për trupin tonë, anën psikologjikë dhe për gjendjen shpirtërore. Kultura dhe feja në këtë pikë nuk kanë fare rëndësi sepse jemi të gjithë njësoj.

Duhet t’i mësojmë fëmijët të përkujdesen për trupin e tyre, të ushqehen mirë, të flenë mirë dhe të dëgjojnë këshillat e prindërve. Ndërkohë, edhe teknologjia është diçka e mirë, por duhet të dimë ta shfrytëzojmë pa u bërë posesivë”, u shpreh Ronaldo.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...