Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ronaldo: S’u ktheva për të luftuar për vendin e shtatë, Rangnick…

Manchester United duhet të luftojë për titullin e Premier League-s dhe çdo pozicion poshtë vendit të tretë në Premier League do të ishte një dështim. Kështu pretendon Cristiano Ronaldo, në një intervistë dhënë për Sky Sports, teksa u shpreh se nuk u largua nga Juventusi për të luftuar për vedin e katërt,.

“Manchester United duhet të fitojë Premier League-n ose të jetë i dyti apo i treti. Nuk shoh pozicione të tjera për Manchester United për të qenë i sinqertë. Nuk mund ta pranoj që mentaliteti ynë të pranojë një vend jashtë top-3 në Premier League”.

Ronaldo u kthye në “Old Trafford” verën e kaluar më synim titullin kampion, por United tashmë e gjen veten 22 pikë prapa Manchester City-t, në vendin e shtatë. CR7, i cili ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje këtë sezon, deklaroi se “Djajtë e Kuq” duhet patjetër t’u afrohen skuadrave kryesuese.

“Nuk dua të jem në një klub për të luftuar për vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë, jam këtu për të fituar trofe. Mendoj se nuk jemi ende në nivelin tonë më të mirë. Rruga është e gjatë për t’u përmirësuar dhe besoj se nëse ndryshojmë mentalitet, mund të arrijmë gjëra të mëdha.”

Ronaldo gjithashtu mbështeti trajnerin e përkohshëm Rangnick, por tha se gjermanit i duhet kohë për të implementuar idetë e tij dhe për të përmirësuar performancën e ekipit.

“Që kur mbërriti Rangnick, ndryshuan shumë gjëra, por atij i duhet kohë për t’ua përcjellë idetë e tij lojtarëve. Unë besoj se ai do të bëjë një punë të mirë. E dimë që nuk po luajmë si duhet, por kemi shumë ndeshje para për t’u përmirësuar.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...