Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Ronaldo të reagojë për shkeljet e të drejtave të njeriut”, nisin sulmet ndaj CR7

“Cristiano Ronaldo nuk duhet të lejojë që fama e tij dhe statusi i personazhit të famshëm të përdoren si një mjet për të pastruar imazhin nga sauditët. Në vend që të lavdërojë publikisht Arabinë Saudite, ai duhet të shfrytëzojë qëndrimin e tij tek Al-Nassr për të folur për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut që po kryhen në atë vend”.

Ky është postimi në Twitter nga “Amnesty International”, i ripublikuar menjëherë nga BBC dhe media e grupit Globo, që po ndez diskutime të reja mbi përvojën e CR7 në Arabinë Saudite.

Këtij qëndrimi përmes rrjeteve sociale, i shtohen edhe fjalët e Dana Ahmed, studiuese dhe zëdhënëse e “Amnesty International”.

“Në Arabinë Saudite – shpjegon ajo – është pothuajse rutinë që njerëzit të ekzekutohen për krime të tilla si trafik droge, vrasje dhe përdhunim. Ka pasur një rast ku janë dhënë 81 dënime me vdekje në një ditë të vetme. Për më tepër, autoritetet saudite vazhdojnë të godasin lirinë e shprehjes me dënime të rënda si burgim për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktivistet e të drejtave të grave dhe aktivistë të tjerë politikë. Autoritetet saudite ka shumë të ngjarë të promovojnë praninë e Ronaldos për të larguar vëmendjen nga këto shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...