Serie A

Ronaldo tërbohet dhe hedh fanellën, tifozët e sulmojnë në rrjetet sociale

Juventusi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Genoas, duke regjistruar kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe duke konsoliduar disi pozitat në zonën Champions të renditjes, megjithatë qetësia duket se nuk është rikthyer ende në kampin bardhezi.

Për të bërë rrëmujë këtë herë ka menduar portugezi Cristiano Ronaldo, që i mërzitur shumë për faktin që nuk arriti të shënojë asnjë nga tre golat e ndeshjes, hodhi fanellën në tokë në përfundim të ndeshjes dhe u largua i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes.

Gjesti i portugezit shkaktoi polemika të shumta dhe ishte i rëndë për t’u parë, ndërsa në Itali mediat këmbëngulin edhe për një pakënaqësi të tij ndaj Moratës dhe Chiesës, të cilët nuk e shërbyen si duhet në disa momente gjatë ndeshjes.

Tekniku i Juventusit, Andrea Pirlo mori në mbrojtje Ronaldon në përfundim të ndeshjes, duke thënë se “një reagim i tillë është normal për kampionë që duan të shënojnë gjithmonë dhe të lënë gjurmë në çdo ndeshje”.

Fanellën e hedhur në tokë të portugezit e rrëmbeu menjëherë një nga djemtë që kapnin topat jashtë vijave anësore, ndërsa vetë Ronaldo u mjaftua me një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi “vazhdojmë kështu”.

Ndërkohë tifozët e Juventusit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjest të “beniaminit” të tyre dhe kanë reaguar me komente mjaft të ashpra në rrjetet sociale.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency