Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ronaldo tregon planet për sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo nuk ia doli të festonte titullin në Arabinë Saudite, ku u transferua në merkaton e dimrit, pasi ekipi i tij, Al Nassr u rendit në vendin e dytë, pas Al Ittihadit. Pavarësisht këtij zhgënjimi, CR7 garantoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient, pra do të qëndrojë në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite edhe sezonin e ardhshëm.

“Unë mendoj se liga është shumë e mirë, por ne kemi ende shumë mundësi për t’u rritur. E përsëris, liga saudite është e mirë dhe konkurruese. Kemi ekipe shumë të mira, kemi shumë lojtarë të mirë arabë”, deklaroi portugezi në një intervistë për mediet vendëse.

Gjithsesi, Ronaldo nuk ngurron të tregojë se në cilat aspekte duhet të përmirësohet Liga Suadite.

“Infrastrukturat, mendoj se duhet të përmirësohen pak. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR… Duhet të jenë pak më të shpejtë, një ose dy gjëra të vogla që duhen përmirësuar. Por unë jam i lumtur këtu, dua të qëndroj këtu dhe do të qëndroj këtu. Dhe, për mendimin tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë në pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të arrijë në top-5 në botë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...