Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo vendos tjetër rekord, pas të tridhjetave numëron 400 gola

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkruaj historinë në botën e futbollit, me portugezin që prej dy dekadash po mahnit me klasin, formën dhe potencialin e tij.

Sot, 38-vjeç dhe shumë kilometra larg Europës, te Al-Nassr në Arabinë Saudite, Cristiano vazhdon të jetojë i lumtur “martesën” e tij me golin, një marrëdhënie kaq e bukur dhe asnjëherë e komplikuar.

Lexo edhe: 

Portugezi vazhdon të shënoj rregullisht duke vendosur edhe rekorde dhe nëse flasim gjuhën e statistikave, Ronaldo me finalizimin përballë Al-Khaleej në kampionatin saudit këtë fundjavë, fituesi i 5 “Topave të Artë” ka prekur kuotën e 400 golave pas moshës 30-vjeçare.

Një shifër vërtet mbresëlënse, me numra që ndoshta lojtarë të mëdhenjtë të botës së futbollin nuk I kanë regjistruar gjatë gjithë karrierës së tyre.

Vetëm në këtë sezon të ri, Cristiano ka shënuar 25 gola, duke llogaritur këtu finalizimet me Al-Nassr, por edhe me Portugalinë.

Ish-futbollist i Sportingut, Manchester United, Real Madrid, Juventus është shumë pranë një tjetër limiti, pasi vetëm në rang klubesh, Ronaldo kërkon edhe 8 ndeshje për të plotësuar mozaikun me 1000 takime në karrierën e tij, ndërsa ka koleksionuar 736 gola.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...