Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ronaldo vijon të shkruajë historinë, Gjermania kualifikim mes vuajtjesh

Tre penallti, katër gola dhe shumë spektakël në sfidën mes Portugalisë dhe Francës në “Ferenc Puskas Arena”, me të dy skuadrat që u ndanë në barazim 2-2 dhe në fund festuan të dyja, pasi siguruan kalimin për në fazën e 1/8-ave.

Ndonëse jo në lartësinë e pritshmërive, Kampionët në fuqi të botës e mbyllën grupin në krye me 5 pikë dhe tani përballen me Zvicrën në fazën tjetër, ndërsa portugezët e Cristiano Ronaldos, që synojnë të mbrojnë kurorën e Europës, shorti i ka vënë në sfidë me Belgjikën e Lukakut.

Në “Ferenc Puskas” u zhvillua një 90-minutësh nga më spektakolarët deri në këtë pikë të Euro 2020-ës, me Portugalinë që fitoi një 11-metërsh në minutën e 31-të pas një faulli të Lloris në zonë dhe nga pika e bardhë ishte kapiteni Critiano Ronaldo që gjuajti saktë, duke dërguar topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë Semedo ndali vrullin e Mbappe brenda zonës dhe arbitri spanjoll Lahoz nuk u kursye të vërshëllejë një tjetër penallti, të cilën këtë herë e shndërroi në gol Karim Benzema, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Francën, që gjeti menjëherë golin e avantazhit, teksa protagonist ishte sërish sulmuesi I Realit të Madridit, Karim Benzema, që mori një pasim nga Pogba dhe mposhti për herë të dytë Rui Patricion.

Por kur kishin mbetur edhe 30 minuta lojë, luzitanët u shpërblyen me një tjetër penallti, të cilën e gjuajti sërish Ronaldo dhe e dërgoi saktësisht në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën, teksa rezultati mbeti I pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

Shkruan historinë ylli portugez, që shkoi në kuotën e 109 golave me Portugalinë dhe u bë futbollisti me më shumë gola në nivel përfaqësueseje, duke parakaluar iranianin Ali Daei.

Zhgënjen sërish Gjermania, që pas polemikave të shumta para ndeshjes me Hungarinë, në lidhje me pretendimet për të ngjyrosur me flamurin e LGTBQi-së impiantin “Allianz Arena”, nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 dhe e mbylli grupin në vendin e dytë, duke peshkuar Anglinë në fazën e 1/8-ave.

Hungarezët kaluan dy herë në avantazh, fillimisht me Szalai e më pas me Schaffer, ndërsa gjermanët u kundërpërgjigjën me anë të Kai Havertz në fillim të pjesës së dytë dhe Leon Goretzkën në minutën e 84-t, me bavarezin që shmangu humbjen dhe turpërimin për skuadrën e Joakim Loew, që rrezikoi seriozisht eliminimin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...