Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldos nuk i ulet dënimi, portugezi shfryn në rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo humbet përfundimisht 4 javët e para të La Ligas. Gjykata sportive në Spanjë hodhi poshtë kërkesën e Realit të Madridit për uljen e dënimit të yllit portugez duke lënë në fuqi vendimin e komisionit të Disiplinës që e dënoi Ronaldon me 5 ndeshje skualifikim. CR7-ta u ndëshkua me karton të kuq në duelin e parë të Superkupës së Spanjës mes Los Blancos dhe Barcelonës, portugezi nuk e priti aspak mirë vendimin e gjyqtarit Bengoextea, duke e shtyrë këtë të fundit pasi i nxorri kartonin e dytë të verdhë për simulim. Për këtë gjest Cristiano u dënua me 5 ndeshje skualifikim, por në shtëpinë e Realit prisnin shumë që gjykata sportive të merrte parasysh kërkesën e klubit merengues dhe tia ulte dënimin yllit portugez.

Megjithatë gjithcka është lënë në fuqi edhe nga ky komision juridik dhe Ronaldo pasi humbi sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës dhe ndeshjen e parë në kampionat ndaj Deportivo La Corunas do të mungojë edhe 3 ndeshjet e rradhës që do të ketë Reali në La Liga, respektivisht ndaj Valencias, Levantes e Real Sociedadit. 4-herë fituesi i Topit të Artë nuk e priti aspak mirë vendimin e gjykatës sportive në Spanjë, pasi në profilin e tij në Instagram, postoi një foto të tijën me një koment vërtet domethënës. “Një vendim i pakuptueshëm, por padrejtësitë kurrë nuk do të më shkatërrojnë dhe si gjithmonë unë do të kthehem më i fortë, shkruan Cristiano në Instagram duke shprehur të gjithë mllefin e tij për një skualifikim që sipas 32-vjecarit është i padrejtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...