Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rooney: Edhe stafi drejtues nuk po e duronte dot më Mourinhon

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, beson se edhe pjesëtarët e stafit të klubit ishin të pakënaqur me Jose Mourinho trajner.
Portugezi u shkarkua nga detyra një javë më parë pas një fillimi të dobët të sezonit, me “Djajtë e Kuq” që janë jashtë zonës Champions.
Rooney beson se Solskjaer është njeriu i duhur për ta ndryshuar atmosferën “toksike” të krijuar kohët e fundit në “Old Trafford”.
“Nuk ishin vetëm lojtarët, por i gjithë klubi që kishte probmleme me Mourinhon. Unë jam i sigurt se edhe Ed Woodward, stafi, zonjat në kuzhinë, njerëzit që merreshin me Uniformat, të gjithë nuk ishin të kënaqur. Ole (Solskjaer) është personi që të gjithë e duan.”
Ole Gunnar Solskjaer u emërua përkohësisht pasardhës i Mourinhos dhe impaktin e parë pozitiv e dha në fitoren e thellë në fushën e Cardiffit. Norvegjezi tashmë e ka transformuar atmosferën shtypëse të muajve të fundit të Mourinhos brenda pak ditësh në krye të United.
Paul Pogba, i cili kishte një marrëdhënie shumë të tensionuar me portugezin, është një nga lojtarët që ka qenë përfituesi më i madh i emërimit të Solskjaer, me francezin që u rikthye në fushë në ndeshjen e të shtunës.
Rooney beson se është e rëndësishme që lojtarët të kthehen duke e shijuar futbollin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...