Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rooney i qartë: A do pranoja të isha ndihmës i Guardiolës? Patjetër që po, e shihni Artetën?!

Aventura e Wayne Rooneyt në zanatin e trajnerit nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe padyshim, të paktën deri në këtë moment, britaniku nuk ka sukses si në kohën kur zbriste në fushë si futbollist.

Aktualisht, Rooney është i “papunë” pasi u shkarkua pas vetëm 15 ndeshjesh nga drejtuesit e Birmingham. Megjithatë, 38-vjeçari nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe së fundmi shprehet se do ta pranonte me kënaqësi nëse Pep Guardiola i ofronte rolin e ndihmësit të tij.

Lexo edhe:

“Nëse Guardiola më propozon rolin e ndihmësit atëherë do të shkoja pa u menduar dy herë. Ai është trajneri më i mirë në botë, Guardiola bën ndryshime të vogla çdo ditë dhe të tjerët mundohen ta kopjojnë. E shihni çfarë bën Arteta te Arsenal? Shumë gjëra vijnë prej atyre që ai ka mësuar nga Guardiola. Edhe pse unë besoj se përsëri një trajner duhet t’i qëndroj besnik ideve të tij, unë këtë jam munduar të bëj, pavarësisht se më duhet të pranoj se nuk ka shkuar mirë”, u shpreh Rooney.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...