Futbolli i klubeve ia la vendin këtë fundjavë impenjimit të kombëtareve dhe ky fakt është shfrytëzuar nga shumë futbollistë për të kaluar më shumë kohë me familjet e tyre, por jo nga Wayne Rooney.
Ish-sulmuesi i Manchester United, tashmë pjesë e Evertonit, është fotografuar pranë një komuniteti të të rriturve me aftësi të kufizuara, si pasojë e dënimit me 100 orë punë të detyrueshme për shërbimet sociale, pasi u kap duke ngarë makinën në gjendje të dehur.
Roonay mësohet se është paraqitur në qendrën Prestbury, që ndodhet jo shumë larg rezidencës së tij, në orën 9 të mëngjesit të së premtes. 32-vjecari u ka ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, duke u mësuar se të mirëmbajnë ambientin. Wayne është shprehur se ndihet shumë mirë që po u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë. Të njëjtin dënim ka marrë edhe Carlos Tevez vite më parë, kur ishte pjesë e Manchester United.
