Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rooney reagon pas skandalit: Kam gabuar, i kërkoj falje familjes dhe klubit!

Wayne Rooney përveç se si një futbollist që e ka gdhendur emrin e tij me gërma të arta në historinë e Manchester United do të mbahet mend edhe për bëmat e tij jashtë fushe. Ish-sulmuesi anglez as në moshën 35-vjeçare nuk i është ndarë jetës së shthurur teksa sëfundmi është bërë pjesë e një skandali seksual në Angli duke u vendosur me të drejtë në qëndër të kritikave nga shtypi britanik. Rooney i cili aktualisht është trajneri i Derby County në Championship ka përfunduar në faqet e para të tabloideve pasi fotot hot dhe videot e tij me dy vajza bionde janë publikuar kudo.

Vajzat pa dijeninë e trajnerit të Derby County kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit. Së fundmi ka reaguar vetë Rooney, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.

“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney i cili kërkon ta arkivojë sa më shpejt këtë skandal të radhës për t’iu kthyer jetës normale dhe punës si trajner i Derby County.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...