Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rooney si Ibra e Villa, transferohet në Amerikë te DC United

Tashmë nuk ka më dilema. Karriera e Wayne Rooney-it do të vazhdojë në Major League Soccer, aty ku momentalisht luajnë disa sulmues me peshë si Ibrahimovic, David Villa apo Carlos Vella. Ish sulmuesi i kombëtares angleze do të përfundojë përpara kohe pushimet me familjen e tij për të udhëtuar drejt Amerikës dhe për t’u takuar nga afër me drejtuesit e klubit nga Washingtoni DC United.  Sipas asaj që raportojnë mediat angleze dhe ato amerikane 32-vjeçari e ka arritur marrëveshjen me DC United për një shumë totale prej 17 milionë dollarësh dhe tashmë mbetet për t’u hedhur vetëm firma. Lajmin se skuadra kryeqytetase ishte e interesuar për Rooney-in e konfirmoi trajneri i DC United Ben Olsen para disa javësh por në atë periudhë trajneri i klubit nga Washingtoni theksoi se marrëveshja nuk ishte arritur ende.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...