Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Rosberg vë bast për Hamilton: Do të triumfojë edhe këtë sezon

Nico Rosberg nuk ka dyshime se kush do të jetë kampioni i botës në Formula 1 për sezonin e ardhshëm, madje ish piloti gjerman mendon se pavarësisht ndryshimeve në rregullore, fushata e Lewis Hamilton për titullin do të jetë e suksesshme.

Dy protagonistët kanë patur vërtet shkëndija në pistë kur ishin në të njëjtën skuadër, por Rosberg mendon se britaniku ka vërtet ambicien dhe talentin për të prerë finishin i pari në garën e pikëve.

Lewis Hamilton fitoi 8 nga 11 ndalesat e fundit të Botërorit të kaluar, duke marrë fronin për herë të pestë vitin e kaluar. Kështu ai barazoi legjendën Huan Manuel Fanxjio dhe iu afrua më shumë një emri që ka shkruar historinë si Michael Schumacher.

“Lewis është favoriti absolut sërish, pasi ai po drejton në mënyrë të pabesueshme kohët e fundit dhe për më tepër skuadra e tij po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai është një nga pilotët më të suksesshëm në të gjithë historinë e Formula 1 dhe të gjitha bastet janë në favor të tij. Leclerk dhe Verstappen do të jenë surpriza të mëdha gjithashtu këtë sezon në Formula 1”, tha Nico Rosberg.

Këtë sezon ka patur disa ndryshime teknike me pjesën aerodinamike në makina, diçka për të cilën drejtuesit e Formula 1 shpresojnë se do të ulë hendekun e kohës mes ekipeve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...