Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rose: Pas dëmtimit, kërkova ndihmën e psikologut

Mbrojtësi i majtë i Tottenhamit, Denny Rose ka rrëfyer se i është dashur të kërkojë ndihmën e psikologut për të kaluar momentet e vështira që përjetoi në 8 muaj jashtë fushës së blertë. Anglezi pësoi një lëndim serioz në gju, që i kushtoi një ndërhyrje kirurgjikale në muajin Maj dhe si pasojë një kohë të gjatë rikuperimi.

Ishte ndeshja e të dielës kundër Crystal Palace, që e riktheu titullar 27 vjeçarin, i cili ka qenë jo aktiv që nga muaji Janar i këtij viti. Pas kësaj paraqitjeje, mbrojtësi i “gjelave” është shprehur se u ndie i rilindur në stadiumin “Wembley”.

I pyetur për vështirësitë e lëna pas, futbollisti foli pa rezerva për gjendjen e tij psikologjike të asaj periudhe. Rose zbuloi se për të, 8 muajt e shkuar kanë qenë më të vështirët e jetës së tij, pasi kaloi një gjendje jo të mire emocionale, i pushtuar nga ndjenjat e zemërimit dhe xhelozisë.

Ai shtoi se i trembej mundësisë për të mos u rikthyer më në formën e mëparshme, e megjithatë thekson se ia doli mbanë. Lojtari i Spurs-ave shton se ndihma e psikologut dhe librat e kanë ndihmuar t’i shohë gjerat me pozitivitet. Pavarësisht gjithçkaje, kjo eksperiencë e hidhur i ka mësuar 27 vjeçarit se sa e rëndësishme është të shprehesh me njerëzit dhe të jesh i hapur ndaj opinioneve të tyre.

Futbollisti nuk la pa përmendur dhe vlerësuar mbështetjen e 2 trajnerëve të tij, Mauricio Pochettino dhe atij të kombëtares angleze, Gareth Southgate. Ky i fundit u tregua mjaft i guximshëm duke e bërë pjesë të formacionit mbrojtësin e majtë, pavarësisht faktit se ka bërë vetëm 3 paraqitje pas rikthimit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...