Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rosela Vasa nuk mjafton për Shqipërinë U16, vajzat e Kolës humbasin me përmbysje

Shqipëria U-16 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Kazakistanit, e vlefshme për turneun “UEFA Development U-16” për femra që u zhvillua në vendin tonë në datat 3-8 maj. Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Agustin Kola, u mundën me rezultatin 1-2 nga Kazakistani, të cilat pavarësisht humbjes zhvilluan një lojë mjaft të mirë.

Kola hodhi në fushë këtë formacion: Mone, Bari, Ndoci, Reshiti, Vasa, Bushati, Disha, Ago, Methoxha, Ndoj, Nushi. Ndeshja nisi mjaft mirë për Shqipërinë, duke kaluar në avantazh të parat. Ishte Rosela Vasa ajo e cila i dha epërsinë skuadrës tonë në minutën e 34, pas një loje të kontrolluar nga vajzat kuqezi. Gjashtë minuta më vonë, Kazakistani arrin të barazojë rezultatin, teksa dy skuadrat ndahen në barazimin 1-1 në pjesën e parë.

Me nisjen e fraksionit të dytë, trajneri Agustin Kola vendos të bëjë disa ndryshime në formacion, duke nxjerrë nga fusha Monen e Barin, e duke hedhur në fushën e lojës Krasniqin e Kurajn. Në këtë pjesë të dytë, Shqipëria bëhet më kërkuese, duke krijuar disa raste, por mungon finalizimi. Në minutën e 72-të, Kazakistani na ndëshkon, duke realizuar golin e dytë. Pavarësisht disa tentativave, ndeshja përfundoi në favor të Kazakistanit, me shifrat 1-2.

Kjo ishte edhe sfida e tretë për Shqipërinë e Agustin Kolës, që në ndeshjen e parë luajti ndaj Malit të Zi, duke fituar 5-2. Në ndeshjen e dytë ndaj Kosovës barazoi 2-2, teksa ndeshja u vulos nga penalltitë, ku Kosova triumfoi 6-5. Ky turne zhvillimor moshash i UEFA-s që u luajt në vendin tonë ishte i dyti brenda një muaji i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Të gjitha ndeshjet u luajtën në Kamzë në datat 3,5 dhe 8 maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...