Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Roshi: Doja që Manaj të shënonte, ja çfarë na tha Reja

Edhe pse u aktivizua për pak minuta edhe ndaj Moldavisë, Odise Roshi arriti të linte shenjë me një asist ndërkohë që iu afrua edhe golit.

Doje me çdo kusht që të shënonte Manaj?

Të gjithë sulmuesit kishin shënuar. Manaj kishte disa ndeshje që donte të shënonte. Unë bëra punën time si gjithmonë, dhe ai e shënoi.

Të jep besim kjo skuadër?

Kjo është ndeshja e tretë, që kemi luajtur më mirë. Jemi të kënaqur, edhe tifozët. Tani duhet të shikojmë ndeshjet e radhës ndaj Andorrës. As ajo nuk është e lehtë. Pastaj kemi një ndeshje të bukur me Francën në stadiumin e ri.

Je kthyer në lojtarin xhol, shumë i suksesshëm. Është e pranueshme nga ana juaj roli i xholit?

Objektivi im është të luaj nga fillimi, për 90 minuta. Por, ai që vendos është trajneri. Kur futem, bëj më të mirën time. Por, dëshira ime, është të luaj nga fillimi.

Ku je qethur?

Te berberi më i mirë në Shqipëri, Erti në Kavajë. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi. E kemi me vete, sa për dijeni.

Çfarë ju tha trajneri në fund në dhoma?

Tha që ishte i kënaqur me këtë grup. Po ecim shumë mirë, dhe tani duhet të shohim ndeshjet me Andorrën dhe Francën, ta mbyllim mirë. Duartrokitëm, dhe mbaroi gjithçka.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...