Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Roshi: Më vjen keq për këto lojëra, nuk e kuptova sërish zëvendësimin

Odise Roshi ishte sërish një nga lojtarët që jo vetëm nuk doli në lojën e tij, por ashtu si ndaj Norvegjisë, u zëvendësua para se të përfundojë pjesa e parë. Fieraku pranoi lojën e dobët, por mohoi të ketë probleme në dhomat e zhveshjes.

Pas Norvegjisë, një tjetër humbje dhe ndeshje e dobët…
Është e vërtetë që humbëm me rezultat mjaft të thellë, duke marrë një leksion të ashpër.

Ka ndonjë problem në dhomat e zhveshjes?
Jo, grupi është i bashkuar. Kur humbim dhe kur fitojmë, jemi të gjithë bashkë, ndaj duhet të harrojmë këto rezultate dhe të bëhemi bashkë, për të dalë nga kjo situatë.

Sërish u zëvendësuat në minutën e 42-të…
Po, edhe me Norvegjinë u zëvendësova në të njëjtën minutë, por nuk e kuptova arsyen. Mund të them që nuk e kam pritur aspak mirë këtë.

Mund të besojmë te kjo skuadër?
Kemi bërë dy ndeshje katastrofike dhe duhet të kthejmë faqe urgjentisht. Jam shumë i mërzitur për këtë që po ndodh. Besoj se do të arrijmë t’ia dalim.

Do të donit të ktheheshit pas te periudha e De Biasit?
Ka kaluar tashmë ajo periudhë dhe duhet të shohim përpara. Gjithsesi mendoj se ishte një nostalgji shumë e mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...