Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Roshi: Ndeshje pozitive, sa keq që nuk fituam! Skema e preferuar? Të gjithë e dinë…

Odise Roshi e quan pozitiv lojën e Shqipërisë në barazim 0-0 në miqësoren e luajtur ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”. 30-vjeçari u ndal edhe te skema taktike në prononcimin për Supersport, duke treguar se ku ndihet më mirë.

Ishte një ndeshje shumë e mirë, e dominuam lojën, por Gjeorgjia ka ekip të fortë, ata janë agresivë dhe të fortë fizikisht. Kishim shumë raste, ishte një atmosferë e bukur, të gjithë donim fitore. Jemi të mërzitur.

Skema? Të gjithë e dinë që unë përshtatem më mirë me 4-4-2 ose 4-3-3, por do të jap maksimumin në çdo skemë. Ishte një ndeshje pozitive. Ne duhet t’i besojmë trajnerit.

Sot u provuan disa lojtarë, Asllani bëri një paraqitje të mirë, njësoj si Çekiçi dhe Ramadani. Skemën e vendos trajneri, pothuajse gjithmonë kemi luajtur me skemën 3-5-2”, deklaroi anësori i djathtë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...