Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Roshi rrëfehet në SuperSport/ Nga tërmeti, te Sylvinho dhe Kombëtarja

Roshi rrëfehet në SuperSport
Roshi rrëfehet në SuperSport

Odise Roshi rrëfehet në SuperSport. Turqia është përgjunjur nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin paraditen e djeshme, ndërsa për të treguar shokun psikologjik, ishte në një lidhje direkte edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi.

Për fat të mirë jeni larg zonës së prekur nga tërmeti, por natyrisht që keni ndjerë goditjen psikologjike. Si ndiheni pas një tërmeti të tillë?
Kjo që i ka ndodhur Turqisë është një traumë për të gjithë, pasi ka prekur 3-4 qytete dhe ka qenë shumë i fuqishëm si tërmet. Ka shumë viktima e shkatërrim, ndaj jemi tronditur të gjithë. Sot kemi bërë një stërvitje shumë të lehtë, pasi asnjë në ekip nuk kishte dëshirë të vraponte.

Futbolli në Turqi është ndalur tashmë, por kur pritet të rikthehet normaliteti?
Nuk ka ende një vendim nga ana e Federatës, por sipas asaj që na është komunikuar, besoj se do të rikthehemi në fushë brenda dy javëve. Nga tërmeti janë goditur qytete si Malatya, etj., që luajnë në Superligën turke, ndaj është e vështirë të zbresësh direkt në fushë. Gjendja këtu është jo e mirë, por të gjithë bashkë duhet ta kalojmë këtë situatë, pasi janë gjëra që ndodhin.

Keni komunikuar me futbollistët e tjerë shqiptarë. Besoj se asnjëri prej tyre nuk ka pasur probleme…
Kemi folur të gjithë bashkë dhe të gjithë janë mirë. Ne jemi të gjithë afër Stambollit dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 1000 km larg, ndaj nuk e kemi ndjerë shumë.

Lexo edhe

“Oferta nga Premier League dhe LaLiga”, Uzuni: Skema e Sylvinhos më favorizon!

Vllaznia mposht Kukësin dhe futet në “vallen” e titullit, Goxha nderon Teutën në duelin e mbijetesës

Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

Gjendja sportive e Roshit duket në rritje aktualisht…
Vij nga një dëmtim i rëndë dhe kam gjetur ritmin e duhur, duke bërë mirë si unë, ashtu edhe skuadra. Sakaryspor e do shumë futbollin, pasi kemi një stadium shumë të bukur dhe një tifozeri shumë të lidhur me skuadrën. Ishim në moment të mirë, por tani duhet të ndalemi disi.

Roshi dhe Kombëtarja

Shqipëria ka një trajner të ri që pritet të ndryshojë edhe skemën. Ky rreshtim duket se do të jetë pozitiv edhe për ju…
Ne i respektojmë të gjithë trajnerët, por skema me tre nuk ishte e përshtatshme për Shqipërinë, pasi shumica e lojtarëve luajnë me katër në klubet ku janë. Unë kam luajtur për herë të parë me Rejën, në mbrojtjen me tre. Sylvinho luan me 4 në mbrojtje dhe besoj se ky rreshtim do të na përshtatet më mirë. Trajneri po komunikon me të gjithë lojtarët,. Për t’i njohur dhe për t’u marrë më të mirën, ndaj besoj se kemi shanset e duhura për të shkuar në Europian. Besoj se do t’ia dalim.

Si e sheh Roshi gjendjen e ekipit?
Kemi një ekip shumë të mirë, ndonëse kemi disa emra të dëmtuar si Broja, Bare e Gjasula. Gjithsesi duhet ta nisim mbarë, si në 2014-ën dhe të besojmë, pasi mund t’ia dalim. Duhet ta nisim mirë me Poloninë, pasi me Çekinë besoj se jemi në të njëjtin nivel.

Si ju duket cilësia e Kombëtares në këtë brez?
Unë kam ndjekur shumë Kombëtaren, edhe ndër vite, ndaj besoj se ky grup ka cilësinë më të mirë, por duhet që lojtarëve t’u merret maksimumi. Nëse trajneri Sylvinho do të arrijë t’u marrë maksimumin futbollistëve të këtij grupi, atëherë do të ecim shumë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...