Krahas Beneventos, edhe Spali ra matematikisht në Serinë C këtë të shtunë, teksa u mposht në javën e parafundit nga Parma në shtëpi me rezultatin minimal 0-1.
Edhe firma me një mesfushor si Radja Nainggolan në fillim të vitit, nuk e ndihmoi Spalin të mbijetojë në Serinë B, teksa tifozët reaguan ashpër në përfundim të sfidës me Parmën.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Ata hodhën tymuese dhe një lumë sharjesh ndaj skuadrës, që investoi në emra si De Rossi e Oddo për pankinën, por edhe Nainggolan e Rossi në fushë, megjithatë sërish nuk mbijetoi dot në Serinë B.
