Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Rossi i buzëqeshur: Në Motegi, për rezultat pozitiv

Valentino Rossi shfaqet i buzëqeshur, por me këmbën e dëmtuar ende të fashuar para Cmimit të Madh të Japonisë në Moto GP. “Doktori” së bashku me Vinales dhe Zarco, ishin të ftuarit e nderit në një event të organizuar nga Yamaha.

“Jam gati. Kam bërë të pamundurën për të qenë në formë në Motegi, sepse mbetet gjithmonë një cirkuit i rëndësishëm. Kjo pistë më pëlqen shumë, ndaj do të bëj maksimumin për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.

38-vjecari iu kthye garës së Aragon, ku zbriti për herë të parë në pistë që pas aksidentit të disa javëve më parë.

“Riaftësimi im vijon edhe pas garës së Aragon. Për mua ishte pozitive që mes dy garave kisha edhe dy javë kohë për të rikuperuar. Kam patur mundësinë të përqendrohem për të qenë në formë sa më të mirë para tri garave të radhës, që për mua janë shumë të rëndësishme.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...