Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Rothen zbulon prapaskenat: Lojtarët e Marseille ankohen për sjelljen e trajnerit

Igor Tudor ia ka dalë të grumbullojë 7 pikë në tre ndeshjet e para me Marseille, megjithatë duket se eksperienca e tij në Francë nuk po ecën ashtu si duhet. Ndaj trajnerit kroat janë ankuar shumë futbollistë, të cilët patën edhe një takim me drejtuesit e klubit para nisjes së sezonit.

Për të zbuluar më shumë detaje, ka menduar ish futbollisti francez Jerome Rothen, i cili deklaroi se të gjithë janë të mërzitur me sjelljen e Tudor, i cili tregon pak respekt në ballafaqimin me lojtarët e tij.

“Tudor është aty për të implementuar idetë e tij, megjithatë ai flet keq për të gjithë njerëzit dhe kjo ka shkaktuar bezdi.Burime brenda grupit, më tregojnë se të gjithë janë të mërzitur me sjelljen aspak respektuese të trajnerit kroat, me të cilin janë zhgënjyer një pjesë e mirë e futbollistëve. Nuk besoj se kjo është rruga e duhur, pasi nëse ti i heq shiritin kapitenit, ke humbur mbështetjen e një pjese të madhe të tifozëve dhe do të nisin shumë shpejt vërshëllimat”, tha Rothen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...