Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Roza Haxhiu”, gati në fillim te tetorit

Stadiumi “Roza Haxhiu” i qytetit të Lushnjës, shumë shpejt do t’u bashkohet impianteve shqiptare me infrastrukturë cilësore, cka ndikon në rritjen e nivelit të lojës në ndeshjet të Kategorisë Superiore. Punimet në këtë stadium, po vazhdojnë me ritme të kënaqshme, ndërsa dyert për tifozët mendohet të hapen në fillim të tetorit.

Pas instalimit të barit natyral, punimet vazhdojnë kryesisht në tribunat e stadiumit dhe në ambientet e brendshme.

FSHF ka investuar në furnizimin dhe vebdosjen e tapetit me bar natyral me një vlerë rreth 50 mijë euro, ndërsa bashkia e qytetit të Lushnjes po investon në përmirësimin e infrastrukturës së stadiumit, për të arritur standartet e kërkuara për Kategorinë Superiore.

Një lajm shumë i mirë ky për skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar, pasi nga ndeshjet brenda të kampionatit Lushnja nuk do të zhvillojë në Roza Haxhiu vetëm tre takime, premierën me Vllazninë, sfidën e javës së tretë me Kamzën dhe përplasjen e javës së 5-të me Kukësin. Nëse gjithcka shkon sipas parashikmeve formacioni i Banos do të mund ta ndjejë mbështetjen maksimale të tifozëve vendas në javën e 7-të me Lacin.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...