Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rrahmani dhe Kumbulla titullarë ndaj “Djallit”, derbi kuqezi Berisha-Strakosha

Pas impenjimit me skuadrat përfaqësuese respektive futbollistët e Milanit bëhen gati për një fazë sa të ngjeshur aq edhe të vështirë të sezonit. E vërtetë, edicioni i ri i kampionatit sapo ka filluar, megjithatë tre javët e ardhshme mund të influencojnë ndjeshëm në ecurinë e kuqezinjve në Serinë A.

Këtë të diel, në mbrëmje, Milani do të përballet me Veronën, ndërsa javën e ardhshme në kalendar është programuar derbi i Madoninës, ndërkaq deri në ndërprerjen tjetër të kampionatit, për shkak të ndeshjeve të skuadrave përfaqësuese, ekipi i Giampaolos do të duhet të bëjë llogari edhe për dy sfidat jashtë me kundërshtarë si Torino dhe Genoa, ndërsa në mes të këtyre dy takimeve Milani do të presë në stadiumin “Meazza” Fiorentinën e ish-it Vincenzo Montella.

“Nëse gota është gjysmë bosh, atëherë do të punojmë shumë për ta mbushur,” – ka deklaruar plot besim 52-vjeçari që mori drejtimin e klubit vetëm tre muaj më parë. Giampaolo nuk është se ka probleme me formacionin, sepse, siç dihet, jashtë është vetëm Caldara, ndërsa Lucas Biglia vazhdon të ketë probleme fizike. Në krahun tjetër te “verdheblutë” timoni i është besuar 44-vjeçarit Ivan Juric, madje edhe trajneri kroat e ka marrë drejtimin vetëm tre muaj më parë, sidoqoftë Verona për momentin qëndron mbi skuadrën e Milanit në klasifikim, megjithëse për hir të së vërtetës në Serinë A janë zhvilluar vetëm dy javë gjithsej.

Ndeshja do të luhet në orën 20:45, në Bentegodi, stadium vërtet i vështirë për Milanin, pasi në këtë fushë kuqezinjtë kanë humbur dy përballjet e fundit ndërmjet dy klubeve.

Interesant fakti që në radhët e Veronës, pikërisht në mbrojtje, pritet të luajnë dy shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Në orën 18:00, po në Serinë A, Roma do të kërkojë fitoren e parë në kampionat me trajnerin Paulo Fonseca. 46-vjeçari portugez është përpjekur të vendosë rregull dhe të ndryshojë shumë gjëra në klub, duke filluar nga regjimi apo edhe mënyra e të ushqyerit. Trajneri luzitan, me kurajë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndryshojë, por do të bëjë çmos për të ecur përpara, duke u bazuar në filozofinë e tij të lojës.

Verdhekuqtë nuk do të kenë në dispozicion lojtarë si Perotti, Zappacosta, Cengiz Under, për më tepër Sassuolo luan një futboll tërheqës dhe në Stadiumin Olimpico Roma ka fituar vetëm 2 nga 6 përballjet e fundit ndërmjet këtyre skuadrave.

Më herët në orën 15:00 po në kampionatin italian luhen gjithashtu edhe takimet SPAL – Lazio dhe Parma – Cagliari. Në Le Championnat, në orën 21:00, luhet një klasike e futbollit francez, Monaco – Marseille, ndërkaq në Primera Division ndeshja e mbrëmjes është Real Betis – Getafe, që luhet po në të njëjtën orë.

Në Angli Arsenali do të provojë të fitojë në orën 17:30 në “Vicarage Road” ndaj Watford-it edhe pa Alexandre Lacazette, ndërkaq kampionati gjerman ofron fillimisht në orën 15:30 duelin Hoffenheim – Freiburg dhe më pas në vazhdim në orën 18:00 takimin Paderborn – Schalke, përballje të cilat gjithë të apasionuarit e Bundesligës do të kenë mundësi për t’i ndjekur si zakonisht nëpërmjet Kanalit Eurosport 2. Dita në Supersport në fakt nis herët, më saktë në orën 12:30, kur Genoa do të presë në Marassi Atalantën, ndërsa në Spanjë dueli që çel ditën do të luhet në orën 14:00, në kryeqendrën baske, ku Deportivo Alaves do të përballet me skuadrën e Seviljes.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...