Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrahmani drejt Belgjikës, por e duan edhe gjigandët skocezë!

Te Kosova është kthyer në një lider të padiskutueshëm madje gjatë kësaj periudhe që Valon Berisha është i dëmtuar dhe Samir Ujkani ka humbur vendin e titullarit, mban edhe shiritin e kapitenit në krah. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Partizanit, Amir Rrahmani i cili aktivizohet me Dinamon e Zagrebit. Edhe te gjigandët kroat, ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje të shkëlqyera në këtë sezon duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha. Sipas mediave kroate Rrahmani do të largohet nga Dinamo këtë verë pasi Standart Liege ka trokitur në zyrat e skuadrës nga Zagrebi me një ofertë prej 1,6 milionë eurosh për kartonin e Rrahmanit aq sa Dinamo shpenzoi për ta blerë nga RNK Split disa vite më parë. Gjasat janë që ky operacion merkatoje të realizohet me sukses me Rrahmanin që do t’i bashkohej Vojvodës në Belgjikë te e njëjta skuadër. Gjithsesi nuk është vetëm Standart Liege që interesohet për mbrojtësin e qëndrës, pasi për lojtarin e dardanëve kanë shfaqur interes edhe gjigandët skocezë të Celtic Glasgoë që janë gati të përfitojnë për të bërë të mundur transferimin e Rrahmanit në Britaninë e Madhe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...