Kosova

Rrahmani e Vojvoda: Ndeshje të vështira, por mund t’ia dalim

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, së bashku me mbrojtësin anësor Mërgim Vojvoda, ishin të përzgjedhur sot për të dalë para mediave në Prishtinë, ku Përfaqësuesja e Kosovës po zhvillon përgatitjet për ndeshjen eliminatore të Euro 2020-ës.

Rrahmani vjen pas një dëmtimi në finalen e Kupës së Kroacisë, ku vesh fanellën e gjigantëve të Dinamos së Zagrebit, ndërsa para mediave sot tregoi se ka përmirësim dhe se mund t’ia dalë të jetë gati për transfertën malazeze.

“U dëmtova në ndeshjen e Kupës, rreth 10-12 ditë më parë dhe goditja ishte e rëndë. U tremba fillimisht, por gjendja ka ardhur duke u përmirësuar gjatë këtyre ditëve. Kemi ende edhe dy ditë përgatitje, ndërsa para ndeshjes do të vendosim bashkë me stafin mjekësor dhe trajnerin, nëse do të luaj apo jo”, tha Rrahmani.

Mbrojtësi anësor Vojvoda, vetëm pak ditë më parë iu bashkua skuadrës së mirënjohur belge, Standard Liezh, ndërsa nuk e fshehu kënaqësinë për këtë hap të madh të bërë në karrierën e tij sportive.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, që u transferova te Standardi. Vlerat e kësaj skuadre dihen tashmë dhe besoj se do të më ndihmojë për t’u rritur edhe më shumë në aspektin sportiv dhe jo vetëm”, tha Vojvoda.

Sa u përket ndeshjeve të radhës, të dy futbollistët ishin të një mendjeje, se Kosova i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin, ndonëse pranuan se nuk do të jetë aspak e lehtë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency