Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rrahmani nuk ia del, largohet nga grumbullimi i “Dardanëve”

Kosova nuk do të ketë kontributin e Amir Rrahmanit për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit, kundër Suedisë dhe Spanjës. Mbrojtësi “dardan”, sikurse njoftohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, nuk mund të riaftësohet në kohë nga lëndimi që ka pësuar së fundmi, e për rrjedhojë ka lënë grumbullimin për ta vijuar fazën e riaftësimit në klubin e tij.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i “Dardanëve”, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar fazën  riaftësimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...