Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Rrahmani shmang humbjen, Ballkani nuk shkon më shumë se barazimi me Dritën

Drita dhe Ballkani i mbyllën në barazimin 2-2, 90-minutat mes tyre. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Krasniqit që shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 12-të. Gjithsesi, reagimi i të besuarve të trajnerit Ilir Daja erdhi që në pjesën e parë teksa Albin Berisha riktheu ekuilibrin.

Në fraksionin e dytë, u përsërit i njëjti skenar si në 45-minutat e para teksa Drita shënoi të dytën me anë të Simonovskin, ndërsa Ballkani barazoi me Albion Rrahmanin, 16 minuta para fundit të ndeshjes.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe pas këtij barazimi, Drita mban vendin e parë me 31 pikë, por duhet theksuar se ka luajtur tre ndeshje më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që deri më tani ka koleksionuar 27 pikë.

Në sfidën tjetër të kësaj të diele, Llapit u befasua 1-2 në shtëpi përballë Ferizajt.

Renditja: 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...