Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Rrahmani: Shtrëngova dhëmbët për të luajtur, ka ende vend për përmirësim

Duke folur pas fitore 5-1 ndaj Qipros, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zbuloi se ka luajtur me shumë vështirësi, pasi ende nuk e ka kaluar problemin.

Mbrojtësi i dardanëve theksoi se shtrëngoi dhëmbët fort për të luajtur.

“Nuk isha 100 për qind i gatshëm. Por i shtrëngova dhëmbët dhe hyra në fushë. Jam i gëzuar që çdo gjë shkojë mirë”, ka thënë Rrahmani.

Më tej ai u shpreh i kënaqur për fitoren e arrirë, ndërsa shtoi se ka vend për përmirësim.

“Jam i kënaqur që kemi shënuar pesë gola dhe që kemi fituar. Ka vend për përmirësime. Na kanë sjellë problem kundërsulmet dhe nuk i kemi ndalë ato me kohë. Në momentin që kemi humbur topin kundërshtari ka ardhur shpejtë te zona jonë”,-shtoi lideri i Kosovës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...