Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Rrahmani titullar e Hysaj në stol, Napoli eliminon me vështirësi Empolin

Napoli vuajti jo pak përballë Emapolit në stadiumin “Maradona” megjithatë ia doli të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Italisë. 3-2 triumfoi skuadra e drejtuar nga Gattuso, të cilën e pret në fazën tjetër fituesi i çiftit Spezia-Roma.

Kishte ardhur momenti që të aktivizohej mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Hysaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Dy herë arriti Empoli të barazonte rezultatin me shqiptarin me pasaportë zvicërane, Bajrami (33’ dhe 68’), pasi për napolitanët shënuan fillimisht Di Lorenzo (18’) e më pas Lozano (38’). Gjithsesi, në minutën e 77-të Napoli gjeti golin fitues dhe të kualfikimit, që u realizua nga Petagna.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...