Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rrahmani titullar, Pioli hedh nga minuta e parë boshnjakun Krunic

Milan-Napoli është pa dyshim sfida më e rëndësishme e javës së shtatë të Serisë, që ka ofruar disa rezultatet surprizë, siç ishte humbja e Juventusin me Monzan apo e Ramos (ende po luhet) përballë Atalantës, që është ngjitur në krye të klasifikimit.

Në “San Siro” përplasen dy ekipe që përfshihen në grupin e pretendentëve kryesorë për të fituar “Scudetton”.

Tashmë janë zbuluar formacionet titullare që Pioli dhe Spaletti do të hedhin në fushë. Trajneri i “Djallit” i ka besuar që nga minuta e parë Krunicit, në mungesë të Leaos, që mungon për arsye pezullimi.

Në formacionin e Spalletit Rahmani mbetet i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes, ndërkohë vëmendja kryesore shkon për “yllin” e skuadrës, gjeorgjiani Kvaratskhelia.

Formacionet:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; De Ketelaere, Krunic, Saelemaekers; Giroud.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...