Portieri i Hertha Berlin, Marius Gersbeck është akuzuar në Austri për dhunë.
Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal në gjykatën rajonale të Salzburgut, siç ka bërë të ditur prokuroria publike e qytetit austriak.
Lexoni edhe:
- Gega përmbyll me sukses Botërorin e Atletikës, në finale regjistroi kohën më të mirë të sezonit
- “Fitorja më e bukur e karrierës”, Klopp: Përmbysja ndaj Newcastle më e mirë se ajo ndaj Barcelonës
- Balliu sfidon Atleticon: Kam duel direkt me Carrasco, me kombëtaren synoj Europianin
- Alarm në Madrid, dëmtimi i Vinicius më i rëndë nga sa parashikohej
Seanca kryesore është caktuar për më 28 shtator, ndërsa 28-vjeçari akuzohet se ka goditur me grushte dhe shkelma viktimën më 16 korrik gjatë stërvitjes së skuadrës në Austri.
Sipas “Bild”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një klub natë në Zell am See. Ndërsa Gersbeck ende nuk ka reaguar publikisht në lidhje me këtë ngjarje.
