Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rrapaj: Barazimi në derbi “ok”, Europa më e lehtë nga Kupa. E ardhmja? Ëndërroj Gjermaninë

Partizani luan në shtëpi kundër Egnatias takimin e radhës në Abissnet Superiore. “Demat” po kalojnë një moment të mirë, në dy takimet e fundit përballë Kukësit dhe Tiranës kanë marrë katër pikë dhe nuk kanë pësuar gol.

Vendi i tretë është pesë pikë larg dhe Arinaldo Rrapaj e cilëson detyrim fitoren ndaj ekipit rrogozhinas. 20-vjeçari vlonjat preku disa tema në konferencën për shtypin, duke komentuar edhe shortin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me Partizanin që do të sfidojë Vllazninë për një biletë për në finalen e madhe.

Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, krijuam raste, por derbi është derbi, kështu që jemi të kënaqur edhe me një pikë.  Egnatia? Në çdo ndeshje futemi në fushë për të marrë tre pikët, do stërvitemi fort për fituar. Do e studiojmë kundërshtarin, do e sulmojmë te pikët e dobëta.

Shorti i Kupës? Çdo kundërshtar është i njëjtë, të tre ekipet janë shumë të forta. Goli jashtë fushe nuk vlen më, kështu që shpresoj të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë. Mendoj se Europa është pak më e vështirë nga kampionati. Dy ndeshje janë në Kupë, do e kemi më të lehtë nga Kupa. 

Ndryshimi midis Dajës dhe Mehmetit? Të dy janë trajnerë shumë të mirë, kanë strategji të ndryshme loje, por ndihem mirë me strategjinë që kërkon trajneri Mehmeti.  

Jam përshtatur, kemi krijuar një grup shumë të fortë. Jam munduar të jap më të mirën, deri tani më ka ecur. Ky është sezoni më i mirë deri tani, shpresoj të vazhdoj kështu.

E ardhmja? Jam i përqendruar te Partizani, pse jo nëse vjen ndonjë ofertë. Do më pëlqente shumë të luaja në Gjermani”, deklaroi Rrapaj.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...