Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rrapo në FanZone: Na rri mendja te futbolli, kalojmë kohën me video komike

Futbolli është ndalur dhe të gjithë protagonistët e këtij sporti janë izoluar në shtëpi, por mesfushori i Laçit, Donald Rrapo ka zgjedhur rrjetet sociale, ku po tregohet mjaft aktiv, për të kaluar kohën e shumtë në dispozicion.

I ftuar në emisionin e ditës së sotme “FanZone” në Supersport, mesfushori iu përgjigj pyetjeve të panelit të gazetarëve, Lei Kraja, Sokol Xhihani dhe Rinald Bregasi, por edhe atyre nga publiku nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

Jeni një nga lojtarët më aktivë në rrjetet sociale…
Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër dhe mundohemi ta kalojmë me stërvitje dhe me shaka. Pranova sfidën e Shkurtaj dhe Demos, për modelin e flokëve dhe i preva.

E kujt ishte ideja e videove komike?
Ideja ka qenë e vëllait dhe partneres time dhe kemi gjetur një mënyrë të mirë për të kaluar disi kohën.

Po stërviteni nga shtëpia?
Na është dhënë një program dhe stërvitemi aq sa kemi mundësi. Në mëngjes dal bëj vrap, me mundësitë që kemi. Janë disa që kanë kushte më të mira dhe e bëjnë stërvitjen në fushë.

Sa të mungon futbolli?
Mos e pyet! Na rri gjithë ditën mendja aty dhe është shumë e vështirë.

E shikoni veten në një kampionat tjetër në të ardhmen?
Më duket e vështirë për në një kampionat të madh, kjo për shkak se po shkoj 30 vjet. Do të ishte diçka shumë e mirë për mua, por dua të jem realist.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...