Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rrëfehet Bernardo Silva: Në atdhe nuk kthehem sa për të “varur këpucët në gozhdë”

Prej vitit 2017, Bernardo Silva është pjesë e Manchester Cityt në Angli teksa është një prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Pep Guardiola. Megjithatë, teksa ka mbërritur në moshën 28-vjeçare dhe me dy vite të mbetura në kontratë me The Citizens, fantazisti duket se i lind nevojë për një eksperiencë të re.

Në një rrëfim të gjatë për “Record”, Bernardo Silva thekson se është gati të nisë një projekt të ri dhe më pas të rikthehet në vendlindje te Benfica, ku ende do të mund të ishte në gjendje për të kontribuar pasi sipas tij do të ishte i kotë një rikthim sa për të “varur këpucët në gozhdë” dhe pa pasur mundësinë e një roli si protagonist.

“Nëse do të ishte që të kaloja tek Benfica sa për të “varur këpucët në gozhdë”, atëherë më mirë të mos shkoja fare. Unë dua që të rikthehem tek Benfica dhe të ndihmoj skuadrën. Lojtarët në rolin tim mund të luajnë pa problem deri në moshën 36 apo 37-vjeç. Pastaj është edhe rasti i Modric që është 37-vjeçar dhe luan për Real Madrid, vitin e shkuar fitoi Champions League dhe ishte në gjysmëfinalen e Botërorit. Unë jam aktualisht 28, por në verë do të jem 29 dhe kam dy vite kontratë me Manchester City. Nuk e fsheh që objektivi im në vitet e fundit ka qenë që të luaja diku tjetër, në një projekt të ri.

Nëse diçka e mirë shfaqet, nuk e mohoj që do të doja të ndryshoja ambient. Edhe pse do të isha në moshën 29-vjeçare dhe mund të kem kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’u rikthyer te Benfica. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në verë”, u shpreh Bernardo Silva që kujtojmë se është një nga lojtarët e preferuar nga Barcelona dhe nëse katalanasit gjejnë resurset e duhura financiare, atëherë pritet të “hidhen” në sulm për futbollistin portugez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...