Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Rrëfehet Duka: Nga e ardhmja e Rejës, te Broja dhe “pengu” i eliminatoreve

Nga ambientet e stadiumit Air Albania, presidenti i FSHF, Armand Duka ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për çështjen Armando Broja në sfidën me Anglinë, ndërsa ka konfirmuar në detyrë të paktën deri në nëntor të vitit 2022 trajnerin Edoardo Reja. Sakaq, Duka i ka vendosur kombëtares notën 8.

Notë për kombëtaren? Në futboll edhe fituesi i Kupës së Botës nuk merr 10, është e vështirë se vlerësimet janë subjektive. Por, me bindje nga 1-10, do t’i vendosja 8. Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës. Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë.

Edhe në një familje ka debate, apo konflikte dhe kështu ndodh edhe me kombëtaren. Janë grumbulluar shumë futbollistë dhe në ndonjë rast ka debate, por ndonjëherë kur nuk je i lumtur është edhe mirë sepse ka ego. Kemi një ekip shumë të mirë, mendoj se kemi çuna të seleksionuar dhe janë të disiplinuar. Nuk ka një trajner apo president që nuk bën më të mirën, Broja nuk ishte me Anglinë sepse ishte i dëmtuar. Broja i është bashkuar skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes dhe atë ditë është stërvitur i diferencuar. Fakti i jep të drejtë trajnerit se dëshironte të bashkohej me klubin për të vazhduar rikuperimin. Armando është 20 vjeç është i shkëlqyer që do e ndihmojë kombëtaren jam i sigurt për 10 vitet e ardhshme.

A besoni në këtë grup lojtarësh dhe trajnerësh? Un kisha bindje se ne do ta arrinim ‘Play Off’ dhe fati nuk ishte me ne në ndeshjen me Poloninë, fati nuk ishte me ne edhe në Tiranë. I kemi të gjitha mundësitë, lojtarët luajnë me ekipe të mira në Europë si dhe kemi lojtarë të rinj që do afrohen që spikasin. Në ndeshjen e fundit të kombëtares U-21, dy futbollistë janë gati të ndihmojnë kombëtaren A. Është shumë e mundur të arrish në Europian thuajse 2-fishi, mundësitë janë më të mëdha, është plotësisht e mundur.

A është serioze situata e Stadiumeve? Kukësi nuk e ka ëndërruar asnjëherë një stadium të tillë dhe pas 1 muaj do luajë, Teuta po rinovon fushën dhe në janar kthehet në shtëpinë e vet. Është vendimi i klubit që zgjedh të bëjë diçka të tillë, Shqipëria nuk ka.

a një infrastrukturë perfektë, por të kënaqshme. Na mungojnë kushtet për stërvitjen e fëmijëve. Kemi një projekt që ka filluar me 100 fusha me bar natyral.

A do kandidoni në postin e FSHF-së? Kur të vendoset për t’u zhvilluar asambleja do e jap këtë përgjigje.

Europiani 2024, ka rinovim trajneri? 16 dhjetor hidhet shorti i Nations  League dhe ndeshjet luhen nga marsi deri në shtator. Kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Këtë gjë nuk mund ta them vetëm un sepse kontrata është e dyanshme. Në prag të përfundimit të kontratës kemi kohë për të menduar. Un mendoj se deri sot Reja e ka ndihmuar kombëtaren duke grumbulluar 18 pikë, në Nations League ishim në grupin C ndërsa do luajmë në B. Ka zhvilluar më shumë lojë duke kënaqur tifozët me futboll. Të gjithë janë mërzitur me rezultatin kundër Polonisë.

Peng rasti i Uzunit në “Wembley” apo i  Manaj në “Air Albania”? Kjo është lojë gabimesh por mjafton të bësh maksimumin gjatë lojës. Peng është rezultati në Tiranë.

A ka bisedë mes kombëtares A dhe U-21  për të arritur më shumë objektivat tek shpresat? Albani thotë vazhdimisht më sillni Brojën dhe Kumbullën se mund të arrij të kualifikohemi. Është trajneri i ekipit A që vendos kë lojtarë i duhet për kombëtaren dhe kë lojtar mund të dërgojë tek U 21 për t’i ndihmuar ata në arritjen e objektivave. Siç ishte rasti i Muçit. Ka bashkëpunim mes stafeve. Edi Reja dhe stafi i tij shikojnë çdo lojtarë nga U-15 e deri tek U-21, ku seleksionojmë lojtarët në të gjitha vendet ku luajnë. Mosha e Rejas është vërtet e madhe por mënyra si mendon për të ardhmen duket si 20-vjeçar.

Futbolli më i mirë në rajon, por Maqedonia shkon në ‘Play off’? Un jam i sigurt se ne kemi nivel më të lartë të futbollit se rajoni përjashto këtu Kroacinë. Tani me Maqedoninë ne kemi fituar 3-1. Ka ekip të mirë, lojtarët kryesorë janë shqiptarë dhe kjo na bën krenarë. Në  futboll ndahemi me një gol, nëse do të kishim shënuar atë gol në “Air Albania” do flisnim ndryshe, edhe ne do ishim në ‘Play Off”.

Broja-Reja?  E para çdo individ ka veçoritë e veta dhe duhet të menaxhohet brenda ekipit që të japi maksimumin e asaj që ka brenda fushës së lojës. Trajneri i mirë është ai që sillet në atë mënyrën që duhet dhe t’i detyrojë lojtarët të japim maksimumin. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht familja e Brojës është shumë prezent në futboll.

Trajner Shqiptar? Padyshim e kam konsideruar disa herë dhe është koha se mund ta bëjë një trajneri shqiptar, nuk kam një emër .

Sa i kënaqur jeni nga trajnerët shqiptarë të ekipeve zinxhir? Pa dyshim që kanë shanse për të bërë maksimumin, por pamjaftueshmëria e eksperiencës ka bërë që nuk është arritur maksimumi i asaj që kanë arritur. Un kam parë ndeshjet e U-17 dhe U-21 për përbërjen që kanë meritojnë më shumë.

Xhaka? Më vjen keq që nuk e kemi më , sepse ishte një luftëtar i vërtetë, ka dhënë maksimumin në fushën e lojës, për shkak të dëmtimeve ka qëndruar 1 vit jashtë lojës. Un kam biseduar para se të vendoste për tu larguar nga Kombëtarja. Kur e shikon vetën që nuk ka çfarë jep për ekipin largohesh. Është futbollist që ka e ka ndihmuar shumë kombëtaren dhe duhet ta falënderojmë të gjithë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...