Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfehet Ibra, nga sherri me Lukakun për ritualet, te ndërhyrjet e Matterazzit

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”, ku ndër të tjera është rikthyer të flasë për sherrin me Romelu Lukakun në derbin e vitit të kaluar ndaj Interit.

Sulmuesi 40-vjeçar zbuloi se kishte qenë shumë mik me Lukakun dhe se ishte përfshirë në debat për të mbrojtur shokët e skuadrës, teksa rrëfeu edhe një histori interesante me ritualet që ndjek mamaja e sulmuesit belg.

“Lukaku u kap fillimisht me Saelemaekers e më pas me Romagnolin, ndaj unë ndërhyra për të mbrojtur shokët e mi, por ai më sulmoi në planin personal. Te Manchesteri kemi qenë shumë miq dhe sa i përket bastit për stopimin e topit, është e vërtetë, madje edhe që Lukaku e ka pranuar sfidën. Ai ka një ego shumë të fortë, mendon që është futbollist i madh dhe është vërtetë shumë I fortë. Por unë jam rritur në getot e Malmoes dhe kur dikush më vjen përballë me kokën ulur, i tregoj vendin, ndaj Lukakun e godita në pikën e tij më të dobët, ritualet e mamasë së tij. Megjithatë ne humbëm derbin, unë u ndëshkova me karton të kuq dhe më pas u dëmtova, ndaj mendova se ritualet kishin bërë efektin e vet dhe u kërkova miqve të mi besimtarë që të luteshin për mua”, rrëfen Ibra.

Sulmuesi i Milanit ka rrëfyer edhe sherrin me Sinisa Mihajlovic, para se të dy të bëheshin miq shumë të mirë, teksa ka theksuar se Marco Matterazzi është mbrojtësi që luante për të dëmtuar kundërshtarët.

“Sinisa më ka provokuar në serbo-kroatisht gjatë gjithë ndeshjes, me fjalët më të ndyra, por më pas u bëmë shumë miq dhe tani më thërret “biri im”. Kur mora vesh për sëmundjen e tij isha gati të shkoja te Bologna, pasi të dy jemi shumë miq të mirë. Sa u përket ndërhyrjeve, Matterazzi ishte ai që kishte për qëllim të të dëmtonte, kur vinte nga mbrapa. Një sulmues e kupton kur një ndërhyrje bëhet me qëllim ndaljen e aksionit, si në rastin e Chiellinit, Stam, apo të tjerëve, ashtu siç e kupton kur ka qëllim të të dëmtojë. Njëherë i kam dhënë një leksion të mirë në derbi Matterazzit dhe Pippo Inzaghi shkroi pas ndeshjes: Derbi më i bukur i jetës time. Milan fiton 1-0, shënon Ibra dhe Matterazzi shkon në spital”, rrëfen Ibra.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...