Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Rrëfehet Lenjani: Presidenti ynë i çuditshëm, Panucci karakter i keq

Rikthimi te Sioni, ps vendimit të çmendur të presidentit, goli ndaj Danimarkës me fanellën kuqezi dhe një transferim I mundshëm te Tirana në Superiore. Ermir Lenjani u rrëfye me sinqeritet në “FanZonë”, ku dha dhe konsideratën e tij për trajnerin italin, ish-in e Kombëtares, Cristian Panucci.

“Kemi një president me të vërtetë të çmendur. Kur vendosi të na largojë nga Sioni, u bë e madhe në Zvicër dhe tashmë ka vendosur të na rikthejë 4 prej nesh, ndërsa 5 të tjerët jo.”

Goli ndaj danezëve: Normal kur shënon ndjen një emocion i veçantë, që kur e mendon të dridhet trupi.

Konsiderata për Panuccin: Të gjithë lojtarët, kur vijmë tani në Kombëtare, jemi më të lirshëm sesa ishim me Panuccin. Me të nuk kisha vetëm unë probleme, të gjithë lojtarët ishin të pakënaqur. Nuk dua të flas keq për të tani, pasi si lojtar ka qenë i mirë, por mua nuk më pëlqen si karakter.

Ngjarjet në Serbi: Ndaj Serbisë ishte e veçantë, ndërsa ne mundoheshim të mbronim vetëm flamurin. Ivanovici erdhi direkt te ne dhe kërkoi falje. Por me atë që pamë në fushë, ne nuk mund t’i besonim ata dhe të ktheheshim në fushë.

Kalimi i mundshëm te Tirana: Nuk i dihet ku do ta mbyll karrierën. Nëse ka diçka shumë serioze, atëherë mund të kaloja edhe te Tirana. Nuk i dihet për të ardhmen, nëse mbyll kontratën këtu mund të shikoj një ekip tjetër dhe të shkoj aty ku do përshtatesha. Në kohët e fundit kam luajtur më shumë përpara dhe kisha mundësi të shënoja gola.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...