Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rrëfehet Ngo’o/ Nga marrëdhëniet me Memën, te objektivat e Tiranës

Marrëdhënia mes tij dhe trajnerit pati një krisje, por tashmë kjo lloj gjendjeje është lënë pas. Sulmuesi i Tiranës Michael Ngo’o dhe trajneri i bardhebluve Ardian Mema kanë sheshuar gjithçka në marrëdhëniet mes tyre dhe tani kanë një raport profesional. Sulmuesi anglez, në një intervistë për Supersport, thekson se në aspektin psikologjik ndihet shumë më mirë dhe këtë gjendje po e reflekton edhe në fushë.

“Kur psikologjikisht ndihesh mirë, atëherë këtë gjë e reflekton edhe në fushë. Jam i përqendruar për të ndihmuar skuadrën. Këto janë gjërat që kanë ndryshuar te unë kohën e fundit, pasi ndihem mirë dhe po mundohem të bëj më të mirën”, tha Ngo’o.

Mosmarrëveshjet me teknikun bardheblu, duket se tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Ngo’o është rikthyer titullar për Tiranën dhe madje ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës. 26-vjeçari e vlerëson Memën si një trajner profesionist dhe se ai vetë kërkon të japë më të mirën për këtë skuadër.

“Kur takon dikë për herë të parë, të nevojitet pak kohë për t’u njohur me të. Mema është një trajner i zoti dhe jep më të mirën për skuadrën, siç edhe unë dua të jap më të mirën time për Tiranën. Ndonjëherë në karrierën e një futbollisti ndodh që të merren vendime të gabuara, këto janë gjëra që i kam lënë pas dhe tani situata po ecin mirë. Tirana gjithashtu po arrin të fitojë dhe kjo është diçka pozitive”, tha sulmuesi anglez.

Nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës edhe sezonin e ardhshëm, kjo është një dilemë që sulmuesi anglez nuk mund t’i japë përgjigje konkrete, pro lë të kuptohet se nëse bën mirë ,atëherë gjithçka mund të ndodhë.

“Tirana është një qytet i bukur, gjithashtu dhe kjo skuadër është me histori dhe traditë. Për momentin nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por mund t’ju them se tani jam totalisht i fokusuar për të bërë maksimumin për këtë skuadër në çdo ndeshje. Nëse bën e mirë e di se çfarë do të ndodhë edhe në të ardhmen”, deklaroi sulmuesi.

Ndeshja e radhës do të jetë ajo kundër Teutës të premten në mbrëmje, një sfidë delikate, por Ngo’o nuk i trembet aspak kundërshtarit. Sulmuesi 26-vjeçar vendos edhe objektiva për bardheblutë, duke u shprehur se Kupa e Shqipërisë është një trofe i arritshëm.

“Teuta është një skuadër e fortë dhe ka një sulm të rrezikshëm. Gjithsesi unë jam gati të luaj kundër tyre dhe sigurisht t’u shënoj. Ne duam të fitojmë çdo kompeticion ku marrim pjesë. Dy fazat e para nuk shkuan mirë për ne, por tani kemi rikuperuar disi dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Në Kupë, nëse vazhdojmë të fitojmë çdo ndeshje, dihet fundi, deklaroi Michael Ngo’o.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...